Deklaratë e KQZ-së lidhur me propozimet e komisionerëve të QV-ve
Jemi vetëm 10 ditë para datës së zgjedhjeve dhe ndodhemi në një situatë të patolerueshme, komisionerët e qendrave të votimit ende nuk janë emëruar.
Partitë poltike që kanë detyrimin ligjor ti depozitojnë propozimet për anëtarë të KQZ-ve, vijojnë të mos reagojnë duke shkelur afatet ligjore.
Ndodhemi në situatën kur 62 KZAZ nuk kanë emëruar asnjë komisionerë për Qendrat e Votimit, dhe në 31 prej tyre nuk është dorëzuar asnjë propozim nga asnjë parti politike.
Kjo sjellje e partive politike është e patolerueshme, pasi tregon mungesë përgjegjshmërie në përmbushjen e detyrimeve që ju ngarkon Kodi Zgjedhor.
Mos emërimi i komisionerëve të Qendrave të Votimit rrezikon trajnimin e komisionmerëve nga ana e KQZ-së, dhe mos trajnimi i tyre ndikon në mënyrë të drejtëpërdrejtë në administrimin e procesit zgjedhor.
Partitë politike që kanë të drejtën të sjellin propozimet për komisionerët e qendrave të votimit, të depozitojnë në mënyrë urgjente propozimet e tyre pranë KZAZ-ve dhe të mos bëhen shkak për demtimin e procesit zgjedhor dhe cënimin e standardeve të zgjedhjeve.