Ora 10:10 – Deklaratë lidhur me procesit zgjedhor për Kryetar të Bashkisë Kolonjë.
Sot, në bashkinë e Kolonjës po zhvillohen zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie, sipas të dhënave të përcjella nga Komisioni Zonaës së Administrimit Zgjedhore, nr. 73 dhe Administrata e KQZ-së e cila ndodhet atje, procesi i votimit ka filluar në orën 07:00 dhe të gjithë qendrat e votimit janë hapur në përputhje me të gjithë procedurat ligjore të përcaktuara në Kodin Zgjedhor dhe të akteve të KQZ-së në fuqi.
KQZ thekson se në këtë periudhë të vitit, sipas Kodit Zgjedhor, Qendrat e Votimit hapën në orën 07:00 dhe mbyllen në orën 18:00.
Deri tani, procesi i votimit ka vijuar i qetë dhe pa asnjë problematikë që mund të ndikojë në mbarëvajtjen e procesit të votimit.
Sipas informacionit të mbërrituar nga Qendrat e Votimit në Qendrën e të Dhënave të KQZ-së, deri në orën 10:00 pjesëmarrja në votime ka qenë si vijon:
Gjithashtu, bëjmë me dije se janë ngritur grupet e numërimit, dhe sot Administrata e KQZ-së do t’ trajnojë të gjithë anëtarët e grupeve të numërimit të votave të emëruar nga KZAZ-ja nr. 73, në mënyrë që të respektohen me rigorozitet të gjithë procedurat ligjore sipas Kodit Zgjedhor, gjatë procesit të numërimit të fletëve të votimit në VNV.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ju bën apel të gjithë zgjedhësve të Bashkisë Kolonjë, që të shkojnë pranë qendrave të votimit dhe të shprehin vullnetin e tyre me votë.
Faleminderit!