Anëtarët e KQZ takojnë bashkëraporterët e Asamblesë Parlamentare të KiE

Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve takuan bashkëraporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, z. Andrej Hunko nga Gjermania (Grupi Parlamentar i të Majtës së Bashkuar), z. Joseph O’Reilly nga Irlanda (Grupi Parlamentar i Partive Popullore Europiane), z. Bas Klein, Zv/shefi i Sekretariatit, Komisioni Monitorues.

 

Bashkëraporterët e Asamblesë Parlamentare të KiE ndodhen në vendin tonë në një vizitë fakt-mbledhëse dhe diskutuan lidhur me mjedisin politik/krizën politike dhe periudhën pas zgjedhjeve vendore.