Konferenca e 25-të Vjetore e ACEEEO, Shqipëria zgjidhet Anëtar i Bordit Ekzekutiv të Shoqatës
Punimet e Konferencës së 25-të Vjetore të Shoqatës së Trupave Zgjedhorë Evropian që po mbahet në Tiranë, ka zgjedhur Bordin e ri Ekzekutiv të ACEEEO. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Shqipërisë u zgjodh anëtar i Bordit Ekzekutiv përkrah Bullgarisë, Kroacisë, Moldavisë, Lituanisë, Latvisë, Polonisë.
Bordi Ekzekutiv përbëhet nga shtatë përfaqësues të anëtarëve institucionale nga shtatë shtete të ndryshme, të zgjedhur me votim të fshehtë në mbledhjet e Shoqatës, për një periudhë prej 3 vjetësh.
Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës merr pjesë në të gjitha aktivitetet e Bordit, si anëtar pa të drejtë vote. Anëtarët e Bordit zakonisht takohen dy herë në vit për të diskutuar aktivitetet e projektit dhe kryerjen e aktiviteteve të tjera. Në diskrecionin e Bordit, ekspertë të tjerë apo anëtarët e Shoqatës janë të ftuar shpesh për këto takime të rëndësishme.