Konferenca e 25-te e ACEEEO-s

– Punimet e pasdites, trajtuan temën e zhvillimeve teknologjike të 25 viteve të fundit në fushën e zgjedhjeve, me referime nga Shefat Drejtues të kompanive që operojnë me teknologjinë zgjedhore (Ideco Biometrics, SLI Compliance, Everyone Counts, A. Daga group INDIA. Ky diskutim i moderuar nga Paul DeGregorio, Anëtar Nderi i ACEEEO po ndiqet me interes nga të pranishmit pasi risitë teknologjike kanë ndikim të madh në zhvillimin e proceseve zgjedhore.

Përfaqësuesi i kompanisë IVote, Prof. Ljupcho Antovski prezantoi punën për realizimin e projektit për ndëtimin e Sistemit të Integruar të Menaxhimit të Informacionit Zgjedhor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Shqipërisë. Ky projekt i financuar nga UNDP, ka filluar zbatimin që në vitin 2013 dhe pritet të plotësohet me module të tjera para zgjedjeve të vitit 2017. Sistemit i Integruar i Menaxhimit të Informaconit Zgjedhor do të ndihmojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në mirëadministrimin e të gjithë etapave të procesit zgjedhor, si edhe do të rrisë transarencën për publikun.