Dita e dyte e Konferences se 25-te e ACEEEO-s ka përfshire në rendin e ditës takimin me Shefat Drejtues të kompanive që kanë lidhje me çështjet zgjedhore. Tema e diskutimit është “Zhvillimi i Teknologjisë së zgjedhjeve në 25 vitet e fundit”. Samiti i CEOs në ditën e 2- të konferencës ofron mundësi për të njohur përvoja të kompanive dhe pikëpamjet e tyre në lidhje me ndryshimet në teknologjinë zgjedhore që nga viti 1991. Moderatori i samitit është Paul DeGregorio, Anëtar Nderi i ACEEEO.