Komisioni Rregullator, ditën e premte, më datë 13.11.2020, ora 12:00, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite:
Shqyrtimi i projekt-vendimit:
- “Për llojin dhe karakteristikat teknike që duhet të plotësojnë sistemet dhe pajisjet e votimit dhe numërimit elektronik që prokurohen dhe përdoren në zgjedhje në Republikën e Shqipërisë.”
Materialet e mbledhjes ju vihen në dispozicion nga sekretaria e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe mund t’i gjeni në faqen e KQZ-së në internet www.cec.org.al në rubrikën e Njoftimeve.
KRYETARE E KOMISIONIT RREGULLATOR
Ilirjana NANO