Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi projektvendimet, “Për miratimin e listave shumemёrore të disa partive politike, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2017”.
KQZ vendosi miratimin e listave shumemërore të partive politike, si më poshtë:
1. Partisë Aleanca Demokratike.
2. Partisë Socialdemokrate
3. Partisë Aleanca Demokristiane
4. Partisë Aleanca Arbnore Kombëtare
5. Partisë Aleanca Popullore për Drejtësi
6. Partisë Fryma e Re Demokratike
7. Partisë Komuniste të Shqipërisë
8. Partisë Kristian Demokrate
9. Partisë Socialiste të Shqipërisë. KQZ vendosi sanksionin administrativ në masën 1.000.000 lekë, për Partinë Socialiste të Shqipërisë, për mosrespektimin e kuotës gjinore, për zonën zgjedhore qarku Berat.