Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi proejktvendimet:
- “Për lirimin dhe emërimin e disa anëtarëve të KZAZ-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
- “Për hedhjen e shortit për shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.4, të depozituar në KQZ nga subjekti zgjedhor ‘Aleanca Arbnore Kombëtare”. Pas hedhjes së shortit dhe relatimit të kërkesës ankimore, KQZ vendosi pranimin e kërkesës së subjektit “Aleanca Arbnore kombëtare”, me objekt ‘Kundërshtimi i vendimit të KZAZ-së nr. 68, për mos regjistrimin e listës shumemërore të kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Bashkisë Maliq, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019”. Kërkesa do të shqyrtohet në mbledhjen e datës, 29.05.2019, ora 10:00.
- “Për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për kandidatët për kryetar bashkia Tiranë, Durrës, Vlorë, Korçë, Fier, Lushnje, Shkodër, Elbasan, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
KQZ vendosi të miratojë përmbajtjen e fletës së votimit për Kandidat për Kryetar:
- Bashkia Tiranë, Qarku Tiranë
- Arben Skenderaj
- Erion Veliaj
- Bashkia Durrës, Qarku Durrës
- Valbona Sakollari
- Valbona Sako
- Bashkia Vlorë, Qarku Vlorë
- Dritan Leli renditet
- Valbona Mezini renditet i dyti.
- Bashkia Korçë, Qarku Korçë
- Leonard Olli
- Sotiraq Filo
- Bashkia Fier, Qarku Fier
- Armando Subashi
- Bashkia Shkodër, Qarku Shkodër
- Valdrin Pjetri
- Bashkia Lushnje, Qarku Fier
- Fatos Tushe
- Bashkia Elbasan, Qarku Elbasan
- Gledian Llatja