Kryetarja e KQZ-së njëkohësisht Presidentja e Shoqatës së Trupave Zgjedhore Evropian, ACEEEO, zj. Lefterije Luzi po merr pjesë në takimin e Bordit Ekzekutiv të ACEEEO, që po mbahet në Budapest të Hungarisë, në datat 10-11 Mars.

Në takimin e drejtuar nga zj. Luzi, Presdiente e ACEEEO-s, morën pjesë anëtarët e Bordit Ekzekutiv nga Bosnja dhe Hercegovina, Letonia, Litunia, Moldavia, Rumania dhe Rusia. Gjithashtu, pjesëmarrës në takim ishte edhe përfaqësuesi i IFES, anëtarit mbështetës të ACEEEO, z. Michael Svetlik, Nënkryetar i Programeve, dhe dy anëtarët e nderit, z. Richard Soudriette dhe z. Paul DeGregorio.

Në takim u diskutuan çështjet institucionale dhe projektet profesionale të Shoqatës që do të realizohen gjatë vitit 2016.

Programi i aktivitetit vazhdoi me tryezën e rrumbullakët “25 vjet ACEEEO – bashkëpunim Evropian për zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

Të pranishmëve i’u adresuan çeshtje të rendësishme mbi proceset zgjedhore nga ekspertët e lartë zgjedhorë si: z. Richard Soudriette, ish-Presidenti i IFES, anëtar nderi i ACEEEO, z. Zoltán Tóth, themelues dhe Sekretari i Përgjithshëm i ACEEEO (1991-2011), zj. Marta Dezső, Emerita profesor në Universitetin Eötvös Loránd, ekspert i zgjedhjeve ACEEEO, z. William Hybl, anëtar i Bordit të IFES, z. Zoltán Pozsár-Szentmiklósy, As/Profesor në Universitetin Eötvös Loránd, zj. Lefterije Luzi, Presidente e ACEEEO dhe Kryetare e KQZ-së së Shqipërisë.

Kryetarja Luzi në diskutimin e saj trajtoi çeshtje kryesore që kanë të bëjnë me pjesëmarrjen e grave në zgjedhje dhe në jetën politike, dhe sfidat me të cilat përballen Trupat Zgjedhorë në shekullin e 21-të.