Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, z. Klement Zguri takoi Ambasadorin e Italisë, z. Alberto Cutillo.
Qëllimi i takimit ishte zhvillimi i një bisede informuese rreth aktualitetit dhe përgatitjeve që KQZ po bën për procesin zgjedhor të datës 30 qershor 2019.
Ambasadori i Italisë, z. Alberto Cutillo shprehu mbështetjen për zhvillimin e zgjedhjeve vendore transparente, demokratike dhe me pjesëmarrjen e të gjitha forcave politike.