NJOFTIM

Për përfundimin e procedurës të shpallur lëvizje paralele për pozicionin e  punës, specialist në Drejtorinë e Teknologjisë së Informacionit, pa kandidat.

Për procedurën e shpallur lëvizje paralele për pozicionin e punës specialist, në Drejtorinë e Teknologjisë së Informacionit, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, njoftojmë se, në përfundim të afatit ligjor për pranimin e dokumentacionit, nuk u paraqit asnjë kandidat.

Sa më sipër, në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar, Kreut IV –“Pranimi në shërbimin civil”, Neni 22 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu VII, ashtu siç është parshikuar dhe në njoftimin e publikuar, nëse rezulton të mos ketë kandidatura për këtë procedure, do të vazhdohet me procedurën e konkurimit, “Pranimi në Shërbimin Civil”.

Drejtoria e Burimeve Njerëzore
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve 

Tiranë më 14.11.2017