NJOFTIM
Për përfundimin e procedurës të shpallur ngritje në detyrë për pozicionin e punës, Përgjegjës Sektori për Edukimin e Zgjedhësve në DKZTEZ, pa kandidatë.
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreut V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, neni 26 ” Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët, apo të mesme drejtuese ”, VKM nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, për procedurën e shpallur ngritje në detyrë për pozicionin e punës Përgjegjës i Sektorit të Edukimit të Zgjedhësve, në DKZTEZnjoftojmë se:
në përfundim të afatit ligjor për pranimin e dokumentacionit, rezultoi të mos ketë kandidatura për këtë procedure.
Drejtoria e Burimeve Njerëzore
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Tiranë më 22.11.2017