Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme, shqyrtoi projektvendimet:
1. “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet në qarkun Elbasan, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë”.
KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet Qarku Elbasan, z. Dritan Abedin Bici.
2. “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim në qarkun Berat, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë”.
KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim Qarku Berat, zj. Silva Maksim Caka.
3. “Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumemërore për këshillat bashkiak në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
KQZ vendosi njoftimin e këshillave bashkiak për vazhdimin e procedurave për dhënien e mandatit kandidatëve të listave shumemërore, për plotësimin e vendeve vakantë në këshillat bashkiak, si më poshtë:
– Qarku Elbasan, Bashkia Belsh, zj. Burbuqe Karaj
– Qarku Dibër, Bashkia Klos, zj. Miranda Kuka
– Qarku Durrës, Bashkia Durrës. Zj. Brisida Rusi
4. “Për verifkimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatit të listës shumemërore Z. Florenc Xhindi, për këshillin bashkiak në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
KQZ vendosi njoftimin e këshillit bashkiak për vazhdimin e proceduarve për dhënien e mandatit të këshilltarit, z. Florenc Xhindi.