Ditën e hënë dhe të martë, në datat 2, 3 mars 2015, në 09.30 në Hotel Tirana International, u organizua seminari me temë “Forcimi i pavarësisë së organeve Menaxhimi Zgjedhor; Shkëmbimi i përvojave dhe mësimeve të nxjerra në mes Shqipërisë dhe Sllovenisë”.
Seminari u organizua nga Qendra për Perspektivë Evropiane (CEP) në kuadër të Bashkëpunimit për Zhvillim Ndërkombëtar të Republikës së Sllovenisë.
Kjo ngjarje u nderua nga prania dhe adresimi i Kryetarit të Parlamentit SH.T Z. Ilir Meta, në 10:00 dhe Ambasadori i Republikës së Sllovenisë Mr.Bojan Bertoncelj.
Pjesëmarrësit e seminarit ishin; Znj.Lefterije Luzi, Kryetarja e KQZ-së, Z. Dusan Vuçko, Drejtori i Komisionit të Kombëtar të Zgjedhjeve të Republikës së Slovenisë, Z. Andrej Vrčon, Sekretar i Përgjithshëm i CEP, Dr. Igor Davor Gaon, ekspert zgjedhor, Dr. Alenka Verbole, ekspert, Znj. Valdete Daka, Kryetare e KQZ-së së Kosovës, Anëtarët dhe stafi administrativ i Komisioneve Qendrore të Zgjedhjeve të Shqipërisë dhe Sllovenisë, ekspertët e zgjedhjeve dhe menaxhimin me përvojë në rajon dhe më gjerë, përfaqësues të organizatave jo-qeveritare që punojnë në fushën e zgjedhjeve dhe proceseve zgjedhore, anëtarët e Parlamentit, përfaqësues të partive politike dhe ekspertëve ligjorë.
Seminari kontribuoi në shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira mes Shqipërisë dhe Sllovenisë, duke analizuar modele të ndryshme të menaxhimit të zgjedhjeve dhe ndikimet e tyre mbi pavarësinë e Organeve të Menaxhimit Zgjedhor.
Në ditën e parë të seminarit diskutimet përmes analizave krahasuese u fokusuan tek; korniza ligjore dhe parimet udhëzuese, paanshmëria, transparenca, profesionalizmi, rregullat dhe procedurat e brendshme të Trupave të Menaxhimit Zgjedhor.
Në ditën e dytë të seminarit u nxorën konkluzionet dhe rekomandimet e punimeve të seminarit, si një paketë e cila mund t’i shërbejë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në të ardhmen, për implementimin e modeleve më të mira të menaxhimit që rrisin paanshmërinë, profesionalizimin dhe pavarsinë e KQZ-së.