Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi projektvendimet:
1. “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër dhe përkthyesve të Ambasadës Italiane, për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.
2. “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër të Bashkimit Europian, për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.
3. “Për një shtesë në vendimin nr.319, datë 26.05.2017 “Për miratimin e përkthyesve të OSBE/ODIHR, për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.
4. “Për një shtesë në vendimin nr.393, datë 14.06.2017 “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër të Shoqatës për Integrimin e Zonave Informale, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 25 qershor 2017”.
5. “Për miratimin e një përfaqësuesi të Agjensisë Greke “SOOC”, për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.
6. “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër dhe përkthyesve të Ambasadës Sllovake, për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.
7. “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër dhe përkthyesve të Ambasadës Hungareze, për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.
8. “Për miratimin e gazetarëve dhe operatorëve të Televizionit “Tv1 Channel Shkodër” për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.
9. “Për miratimin e gazetarëve dhe operatorëve të televizionit Kopliku, për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017, në Qarkun Shkodër”.
10. “Për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim: “Për një ndryshim në udhëzimin nr.4, datë 09.04.2015: “Për mënyrën e caktimit dhe të organizimit të vendit të numërimit të votave, kriteret për caktimin e numërimit të grupeve, për cdo vend numërimi të votave, për caktimin e rregullave për ndarjen e detyrave midis anëtarëve të grupeve të numërimit”.
KQZ vendosi të pranojë kërkesën e subjektit zgjedhor LSI, për tërheqjen e kërkesës për një ndryshim në udhëzimin nr. 4, të datës 09.04.2015.
11. “Për miratimin e numrit të kutive të votimit rezervë, që do të dërgohen në çdo KZAZ, për zgjedhjet për Kuvendin, të datës 25 qershor 2017”.
12. “Për lirimin dhe emërimin e disa anëtarëve dhe sekretarëve të KZAZ-ve, për zgjedhjet për Kuvend të datës 25 qershor 2017”.
13. “Për miratimin e Manualit të Punës së KZAZ-së dhe Grupit të Numërimit të Votave të ZAZ-së nr.42, për zgjedhjet për Kuvendin dhe zgjedhjet për Kryetarin e Bashkisë Kavajë, të datës 25 qershor 2017”.
14. “Për shfuqizimin e vendimit nr. 405, datë 14.06.2017, “Për shpalljen e shortit për të gjithë KZAZ-të, për caktimin e partisë që do të propozojë anëtarin e tretë të GNV-ve, për zgjedhjet për Kuvend, të datës 25.06.2017”.
15. “Për shpalljen e rezultatit të shortit për të gjithë ZAZ-të, për caktimin e partisë që do të propozojë anëtarin e katërt të GNV-ve, për zgjedhjet për Kuvend të datës 25.06.2017”.
KQZ vendosi të miratojë rezultatet e shortit, sipas të cilit:
– PDIU do të propozojë anëtarin e katërt të grupeve të Numërimit të Votave në tavolinat me numër ccift, në të gjithë ZAZ-të.
– PR do të propozojë anëtarin e katërt të grupeve të Numërimit të Votave në tavolinat me numër tek, në të gjithë ZAZ-të.