Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi:

Projekt-vendimin, “Për shqyrtimin e Kërkesës Ankimore Nr.3, të paraqitur nga Partia Social Demokrate, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”. KQZ vendosi rrëzimin e kërkesës.

Projekt-vendimin, “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit, kandidatëve në listat shumemërore të Partisë Demokratike, Partisë Socialiste dhe Partisë Lëvizja Socilaiste për Integrim, për plotësimin e vakancave të njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë”. KQZ vendosi që:

1. Pas heqjes dorë nga mandati i deputetit të z. Ardjan Turku, t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të radhës të listës shumemërore të Partisë Demokratike, në Qarkun Elbasan, zj. Arbjola Halimi.

2. Pas heqjes dorë nga mandati i deputetit të z. Halim Kosova, t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të radhës të listës shumemërore të Partisë Demokratike, në Qarkun Tiranë, z. Asllan Dogjani.

3. Pas heqjes dorë nga mandati i deputetit të zj. Voltana Ademi, t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të radhës të listës shumemërore të Partisë Demokratike, në Qarkun Shkodër, zj. Irma Kopliku.

4. Pas heqjes dorë nga mandati i deputetit të z. Besnik Dusha, t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të radhës të listës shumemërore të Partisë Demokratike, në Qarkun Kukës, zj. Mimoza Hajdermataj.

5. Pas heqjes dorë nga mandati i deputetit të z. Artur Bushi, t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të radhës të listës shumemërore të Partisë Socialiste, në Qarkun Durrës, z. Shkëlqim Troplini.

6. Pas heqjes dorë nga mandati i deputetit të z. Armando Subashi, t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të radhës të listës shumemërore të Partisë Socialiste, në Qarkun Fier, z. Bujar Çela.

7. Pas heqjes dorë nga mandati i deputetit të zj. Majlinda Bufi, t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të radhës të listës shumemërore të Partisë Socialiste, në Qarkun Fier, zj. Antoneta Dhima.

8. Pas heqjes dorë nga mandati i deputetit të znj. Miranda Rira, t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të radhës të listës shumemërore të Partisë Dlëvizja Socialiste për Integrim, në Qarkun Elbasan, znj. Edlira Çekrezi.

Projekt-vendimin, “Për caktimin e Vendit të Numërimt të Votave, të disa Zonave të Administrimit Zgjedhor, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”. KQZ miratoi VNV-të për ZAZ-të si më poshtë:

1. Qarku Kukës, ZAZ 9, 10, 11

2. Qarku Dibër, ZAZ 16, 17, 18, 19

3. Qarku Korçë, ZAZ-të 67,68,70,71,72,73

4. Qarku Vlorë, ZAZ-të 82, 83, 84, 85, 86, 87, 88, 89, 90

KQZ vendosi shtyrjen për verifikim të propozimeve për ambientet ku do të vendosen Vendet e Numërimit të Votave të ZAZ-ve 69, 81, 89

Projekt-vendimin, “Për miratimin e listave shumemërore të kandidatëve, për anëtar në këshillat bashkikë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”. KQZ vendosi:

1. Miratimin e listave shumemërore të kandidatëve, për anëtar në Këshillin e Bashkive, Shkodër, Tiranë, Lezhë, të depozituar nga partia politike “Mendimi i Djathtë Liberal,” pjesëtare e Koalicionit “Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet”.

2. Miratimin e listave shumemërore të kandidatëve për anëtar në Këshillin e Bashkive, Lushnje, Lezhë, Kamëz, Tiranë, Elbasan, Korcë, Shkodër, Durrës, të depozituar nga partia politike “Lëvizja për Drejtësi e Shqipëtarëve,” pjesëtare e Koalicionit, “Aleanca për Shqipërinë Europiane”.

3. Miratimin e listave shumemërore të kandidatëve për anëtar në Këshillin e Bashkive, Tiranë, Kamëz, Lezhë, Shkodër, Durrës, Korcë, të depozituar nga partia politike “Partia Social Punëtore Shqiptare,” pjesëtare e Koalicionit, “Aleanca për Shqipërinë Europiane”.

4. Miratimin e listave shumemërore të kandidatëve për anëtar në Këshillin e Bashkive, Vlorë, Korcë, Kamëz, Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, të depozituar nga partia politike “Partia e të Drejtave të Mohuara,” pjesëtare e Koalicionit, “Aleanca për Shqipërinë Europiane”.

5. Miratimin e listave shumemërore të kandidatëve për anëtar në Këshillin e Bashkisë, Lezhë, të depozituar nga partia politike “Partia Komuniste e Shqipërisë 8 Nëntori” pjesëtare e Koalicionit, “Aleanca për Shqipërinë Europiane”.

6. Miratimin e listave shumemërore të kandidatëve për anëtar në Këshillin e Bashkive, Durrës, Tiranë, Vlorë, të depozituar nga partia politike “Partia e Çeshtjeve Shqiptare,” pjesëtare e Koalicionit, “Aleanca për Shqipërinë Europiane”.

7. Miratimin e listave shumemërore të kandidatëve për anëtar në Këshillin e Bashkive, Tiranë, Shkodër, Vlorë, Korcë, Elbasan, Fier, Lezhë, Kamëz, Durrës, të depozituar nga partia politike “Partia me Personat me Aftësi të Kufizuar,” pjesëtare e Koalicionit, “Aleanca për Shqipërinë Europiane”.

8. Miratimin e listave shumemërore të kandidatëve për anëtar në Këshillin e Bashkive, Lezhë, Shkodër, Fier, Tiranë, Kamëz, të depozituara nga partia politike “Partia Ora e Shqipërisë,” pjesëtare e Koalicionit, “Aleanca Poullore për Punë dhe Dinjitet”.

Projekt-vendimin, “Për regjistrimin e kandidatëve për kryetar të Bashkie për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”. KQZ vendosi:

1. Regjistrimin e kandidatit z. Enkelejd Alibeaj, për kryetar të Bashkisë Fier, të propozuar nga koalicioni “Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet”.

2. Regjistrimin e kandidatit z. Ardjan Turku, për kryetar të Bashkisë Elbasan, të propozuar nga koalicioni “Aleanca Popullore për punë dhe Dinjitet” për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”.

3. Projekt-vendimin, “Për regjistrimin e kandidatit z. Armando Subashi, për kryetar të Bashkisë Fier, të propozuar nga koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane”.

4. Regjistrimin e kandidatit z. Vangjush Dako, për kryetar të Bashkisë Durrës, të propozuar nga koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane”.

5. Regjistrimin e kandidates zj. Keti Bazhdari, për kryetar të Bashkisë Shkodër, të propozuar nga koalicioni “Aleanca Për Shqipërinë Europiane”.

6. Regjistrimin e kandidatit z. Halim Kosova, për kryetar të Bashkisë Tiranë, të propozuar nga koalicioni “Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet”.

7. Regjistrimin e kandidatit z. Fran Frokaj, për kryetar të Bashkisë Lezhë, të propozuar nga koalicioni “Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet”.

8. Regjistrimin e kandidatit z. Sotiraq Filo, për kryetar të Bashkisë Korçë, të propozuar nga koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane”.

9. Regjistrimin e kandidatit z. Fatos Tushe, për kryetar të Bashkisë Lushnje, të propozuar nga koalicioni “Aleanca Për Shqipërinë Europiane”.

10. Regjistrimin e kandidatit z. Darien Xhindoli, për kryetar të Bashkisë Lushnje, të propozuar nga koalicioni “Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet”.

11. Regjistrimin e kandidatit z. Gjergji Mero, për kryetar të Bashkisë Korçë, të propozuar nga koalicioni “Aleanca Popullore, për Punë dhe Dinjitet”.

12. Regjistrimin e kandidatit z. Genc Deromema, për kryetar të Bashkisë Vlorë, të propozuar nga koalicioni “Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet”.

13. Regjistrimin e kandidatit z. Erion Veliaj, për kryetar të Bashkisë Tiranë, të propozuar nga koalicioni “Aleanca Për Shqipërinë Europiane”.

14. Regjistrimin e kandidates zj. Voltana Ademi, për kryetar të Bashkisë Shkodër, të propozuar nga koalicioni “Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet”.

15. Regjistrimin e kandidatit z. Xhelal Mziu, për kryetar të Bashkisë Kamëz, të propozuar nga koalicioni “Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet”.

16. Regjistrimin e kandidatit z.Dhimitër Muslia, për kryetar të Bashkisë Tiranë, të propozuar nga Partia Kristian Demokrate. për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”.

17. Kthimin për plotësim dokumentacioni të kërkesës për regjistrimin e kandidatit për kryetar të Bashkisë Durrës, të propozuar nga koalicioni “Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet”.