NJOFTIM
Për përfundimin e procedurës të shpallur “Lëvizje Paralele” për pozicionin Drejtor në Drejtorinë e Shërbimeve dhe Logjistikës Zgjedhore, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, pa kandidat.
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, Neni 25, pika 3 dhe 4 Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.143, datë 12.03.2014 “Për procedurat e rekrutimit, të periudhës së provës, të lëvizjes paralele e të ngritjes në detyrë për nëpunësit civil të kategorisë ekzekutive, të ulët dhe të mesme drejtuese”, Kreu VI pika 3, ju bëj me dije se, nga ana e Drejtorisë së Burimeve Njerëzore u kryen procedurat e njoftimit për zhvillimin e konkurrimit për lëvizjen paralele, për pozicionin e lirë të punës, Drejtor në Drejtorin ë e Shërbimeve dhe Logjistikës Zgjedhore, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, të parashikuara në këtë ligj dhe në aktet nënligjore në zbatim të tij. Në përfundim të afatit ligjor 30 ditor të shpallur, i cili përfundoi në datë 20.01.2015, Drejtoria e Burimeve Njerëzore, konstatoi se nuk u paraqit asnjë kantidat.
Konkursi do të vazhdohet me procedurën e rekrutimit nëpërmjet procedurës për ngritjen në detyrë.
Drejtoria e Burimeve Njerëzore
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve