NJOFTIM

Për përfundimin pa kandidatë të procedurës “Lëvizje paralele” për pozicionin e punës, Specialist për marrëdhëniet e punës.

Për procedurën e shpallur “Lëvizje paralele” për pozicionin e punës, specialist për marrëdhëniet e punës, në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore në KQZ, njoftojmë se, në përfundim të afatit ligjor për pranimin e dokumentacionit, kandidati që aplikoi nuk pltëson kërkesat e veçanta.

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreut IV – “Pranimi në shërbimin civil”, Neni 22 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu II, dhe IV, ashtu siç është parashikuar dhe në njoftimin e publikuar, nëse rezulton të mos ketë kandidatura për këtë procedurë do të vazhdohet me procedurën e konkurimit, “Pranimi në Shërbimin Civil”.


Drejtoria e Burimeve Njerëzore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve