NJOFTIM

Njoftim për kandidatët që do të testohen me shkrim dhe gojë për pozicionin e punës “Drejtor në Drejtorinë e Shërbimeve dhe Logjistikës Zgjedhore”

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, Kreut V, neni 26 “Ngritja në detyrë”, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.143, datë 12.03.2014 “Për procedurat e rekrutimit, të periudhës së provës, të lëvizjes paralele e të ngritjes në detyrë për nëpunësit civilë të kategorisë ekzekutive, të ulët dhe të mesme drejtuese”, kreu VII “Ngritja në detyrë”, po ju dërgojmë për publikim në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” listën për kandidatët që do të testohen me shkrim dhe gojë për pozicionin e punës “Drejtor në Drejtorinë e Shërbimeve dhe Logjistikën Zgjedhore” njoftojmë se,

Pas vlerësimit paraprak të kandidatëve, z.Erion Meta do të vazhdojë konkurimin, në procedurën e ngritjes në detyrë, në kategorinë e nivelit të mesëm drejtues për vendin e lirë të punës, Drejtor në Drejtorinë e Shërbimeve dhe Logjistikës.

Drejtoria e Burimeve Njerëzore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve