Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi me 4 vota pro:
– Projektvendimin “Për shpërndarjen e fondeve vjetore, partive politike për vitin 2014”. KQZ vendosi të shpërndajë fondin prej 190 milionë lekë, partive politike për vitin 2014;
1- Partia Socialiste e Shqipërisë 75.938.521 lekë
2- Partia Demokratike 59.441.771 lekë
3- Partia Lëvizja Socialiste për Intergim 22.837.891 lekë
4- Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet 9.779.951 lekë
5- Partia Republikane e Shqipërisë 8.893.981 lekë
6- Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut 6.392.441 lekë
7- Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë 6.392.441 lekë
8- Partia Fryma e Re Demokartike 323.000 lekë
– Projektvendimin “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit kandidatit të listës shumemërore të Partisë Socialiste, në Qarkun e Lezhës, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë pas heqjes dorë nga mandati i deputetit të zj. Mejreme Delishi”. KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumëemërore të Partisë Socialiste në Qarkun Lezhë, zj. Mirela Neli (Syku).
– Projektvendimin “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit kandidatit të listës shumemërore të Lëvizjes Socialiste për Integrim, në Qarkun e Durrësit, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas heqjes dorë nga mandati i deputetit të z.Lefter Koka”. KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumëemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim në Qarkun Durrës, zj. Silvana Maksuti.
KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE