Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, shqyrtoi projektvendimet:

  1. “Për shpalljen e rezultatit të shortit për emërimin e ekspertëve financiarë dhe audituesve ligjorë të cilët do të kryejnë monitorimin dhe auditimin e fondeve të përfituara dhe shpenzimeve të fushatës zgjedhore nga subjektet zgjedhore për organet e qeverisjes vendore të vitit 2019”. KQZ vendosi të emërojë audituesit ligjorë, të cilët do të kryejnë monitorimin dhe auditimin e fondeve e përfituara dhe të shpenzuara gjatë fushatës zgjedhore, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore.
  2. “Për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për kandidatë për Kryetar në bashkitë Himarë, Cërrik, Berat, Kavajë, Belsh, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

KQZ vendosi të miratojë përmbajtjen e fletës së votimit për kandidatët për kryetarë bashkie si më poshtë:

  • Bashkia Himarë, Qarku Vlorë
  1. Z. Jorgo Goro
  • Bashkia Cërrik, Qarku Elbasan
  1. Z. Andis Salla
  2. Znj. Merita Xhika
  • Bashkia Berat, Qarku Berat
  1. Z. Plarent Alexi
  2. Z. Pavlo Shkarpa
  3. Z. Ervin Demo
  • Bashkia Belsh, Qarku Elbasan
  1. Z. Arif Tafani
  2. Z. Jashar Elezi
  • Bashkia Kavajë, Qarku Tiranë
  1. Z. Bledar Sinella
  2. Z. Redjan Krali