Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi projektvendimet:
- “Për ngritjen e bordit të monitorimit të medias për monitorimin e fushatës zgjedhore në radio dhe televizione publike dhe ato private, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
KQZ vendosi ngritjen e Bordit të Monitorimit të Medias, për monitorimin e fushatës zgjedhore në radio-televizionin publik dhe ato private për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019. Anëtarët e Bordit të Monitorimit të Medias janë, z. Artan Cena, z. Bledar Lumani, z. Dardan Malaj, z. Ylli Pata dhe z. Maklen Misha. Mbledhja e parë e Bordit do të zhvillohet në datën 29.05.2019, në ambjentet e selisë së Autoritetit të Mediave Audio-Vizive.
- “Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të “Komitetit Shqiptar të Helsinkit”, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të miratojë kërkesën e KSHH për akreditimin e 106 vëzhguesve afatgjatë, për vëzhgimin e procesit zgjedhor për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.
- “Për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për kandidatët për kryetar në bashkitë; Delvinë, Kuçovë, Poliçan, Skrapar, Mat, Krujë, Ura-Vajgurore, Memaliaj, Përmet, Has, Fushë-Arrës, Pukë, Vau I Dejës, Rrogozhinë, Konispol, Gjirokastër, Vorë, Pogrdec, Librazhd, Peqin, Divjakë, Patos, Roskovec, Dropull, Libohovë, Lezhë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
KQZ vendosi të miratojë përmbajtjen e fletës së votimit për Kandidat për Kryetar:
- Bashkia Delvinë, Qarku Vlorë
- Znj. Majlina Qilimi
- Bashkia Kuçovë, Qarku Berat
- Z. Kreshnik Hajdari
- Bashkia Poliçan, Qarku Berat
- Z. Adriatik Zotkaj
- Bashkia Skrapar, Qarku Berat
- Z. Adriatik Mema
- Bashkia Ura-Vajgurore, Qarku Berat
- Znj. Juliana Memaj
- Bashkia Mat, Qarku Dibër
- Z. Agron Malaj
- Bashkia Krujë, Qarku Durrës
- Z. Artur Bushi
- Bashkia Memaliaj, Qarku Gjirokastër
- Z. Gjolek Guci
- Bashkia Përmet, Qarku Gjirokastër
- znj. Alma Hoxha
- Bashkia Has, Qarku Kukës
- Z. Liman Morina
- Bashkia Fushë-Arrëz, Qarku Shkodër
- Z. Fran Tuci
- Bashkia Pukë, Qarku Shkodër
- Z. Gjon Gjonaj
- Bashkia Vau-Dejës, Qarku Shkodër
- Z. Mark Babani
- Bashkia Rrogozhinë, Qarku Tiranë
- Z. Haxhi Memolla
- Bashkia Konispol, Qarku Vlorë
- Z. Shuaip Beqiri
- Bashkia Gjirokastër, Qarku Gjirokastër
- Z. Flamur Golemi
- Bashkia Vorë, Qarku Tiranë
- Z. Agim Kajmaku
- Bashkia Pogradec, Qarku Korçë
- Z. Ilir Xhakolli
- Bashkia Librazhd, Qarku Elbasan
- Z. Kastriot Gurra
- Z. Bashkia Peqin, Qarku Elbasan
- Z. Lorenc Tosku
- Bashkia Divjakë, Qarku Fier
- Z. Fredi Kokoneshi
- Bashkia Patos, Qarku Fier
- Znj. Rajmonda Balilaj
- Bashkia Roskovec, Qarku Fier
- Znj. Majlinda Bufi
- Bashkia Dropull, Qarku Gjirokastër
- Z. Dhimitraq Toli
- Bashkia Libohovë, Qarku Gjirokastër
- Znj. Luiza Mandi
- Bashkia Lezhë, Qarku Lezhë
- Z. Salvador Kaçaj
- Z. Eduart Ndocaj
- Z. Pjerin Ndreu