Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi:

– Projekt vendimin, “Për shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.114 të paraqitur nga Partia Konservatore e Shqipërisë me objekt, “Ndryshimin e tabelës përmbledhëse të rezultatit, për këshillin e bashkisë Tiranë, duke përfshirë në të, rezultatin e dalë nga rinumërimi dhe rivlerësimi i votave të pavlefshme dhe të kontestuara të QV–ve të KZAZ-së nr.32 dhe nr.40, njësia zgjedhore Bashkia Tiranë”. KQZ vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore.
– Projekt vendimin, “Për hedhen e shortit dhe relatimin e kërkesës ankimore nr. 115, të paraqitur nga subjekti zgjedhor, Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet”. KQZ hodhi shortin dhe relatoi kërkesën, dhe vendosi mospranimin e kërkesës ankimore.
– Projekt vendimin, “Për shpërndarjen e mandateve për këshillin e bashkisë Peqin, qarku Elbasan, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”. KQZ vendosi të shpërndajë mandatet për koalicionet zgjedhore dhe partitë që konkurojnë më vete, për këshillin e bashkisë Peqin, qarku Elbasan dhe të shpallë kandidatët fitues nga listat shumemërore të partive politike të miratuara nga KZAZ nr. 44.
• Aleanca për Shqipërinë Europiane, 15 mandate
• Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet, 5 mandate
• Partia Socialdemokrate e Shqipërisë, 1 mandat
– Projekt vendimin, “Për shpërndarjen e mandateve për këshillin e bashkisë Përmet, qarku Gjirokastër, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”. KQZ vendosi të shpërndajë mandatet për koalicionet zgjedhore dhe partitë që konkurojnë më vete, për këshillin e bashkisë Përmet, qarku Gjirokastër dhe të shpallë kandidatët fitues nga listat shumemërore të partive politike të miratuara nga KZAZ nr. 74.
• Aleanca për Shqipërinë Europiane, 16 mandate
• Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet, 5 mandate