Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, znj. Lefterije Luzi ka takuar Ambsadorin e Britanisë në Shqipëri, z. Nicholas Cannon, i cili shoqërohej nga Zëvëndësambasadori, z. Stephen Hickling.

Qëllimi i takimit ishte njohja e Ambasadorit Cannon me përgatitjet që po bën KQZ, lidhur me zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore të datës 21 Qershor 2015.

Zonja Luzi i ka bërë një panoramë të punës së KQZ-së, duke e njohur Ambasadorin Cannon, me të gjitha hapat që KQZ ka ndërmarrë për organizuar zgjedhje të lira, të ndërshme dhe me standarde.

Ambsadori i Britanisë, z. Cannon pasi u njoh me punën e KQZ-së, e ka përgëzuar Kryetaren për punën që Komisioni Qendror i Zgjdhjeve po bën dhe e ka siguruar znj. Luzi se bashkëpunimi do të vijojë edhe në të ardhmen me projekte.