Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi me 4 vota pro:

– Projektvendimin, “Për caktimin e masës së shpërblimit për anëtarët e KZAZ-së, KQV-së dhe GN (grupeve të numërimit) për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, 21 qershor 2015.

– Projektvendimin, “Për caktimin e njësive administrative ku do të jenë ambjentet e punës të Zyrave Rajonale Zgjedhore, që do të ngrihen për zgjedhjet e datës 21.06.2015.

– Projektvendimin, “Për përdorimin e kamerave regjistruese dhe të monitorëve për shfaqjen e fletëve të votimit në vendet e numërimit të votave në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore 2015.

– Projektvendimin, “Për caktimin e partive poltike që kanë të drejtë të paraqesin propozime për anëtarë të KZAZ-ve, për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015.

– Projektvendimin, “Për miratimin e llojit dhe specifikimeve të bojës timbruese që do të përdoret në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21 qershor 2015.

– Projektvendimin, “Për miratimin e modelit të kutisë së votimit që do të përdoret në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015.

– Projektvendimin, “Për miratimin e modelit të kutisë së materialeve zgjedhore, që do të përdoret në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015.”

– Projektvendimin, “Për miratimin e strukturës organikës dhe strukturës së pagave për personel shtesë, për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore, të datës 21.06.2015.”

– Projektvendimin, “Për miratimin e modelit të Regjistrit të Ankimeve Zgjedhore, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të vitit 2015.”

– Projektvendimin, “Për miratimin e modelit të kërkesës ankimore për ankimin në rrugë administrative të vendimeve në KQZ, të KZAZ-së dhe KQZ-së, sipas nenit 123 të Kodit Zgjedhor, i ndryshuar.

– Projektvendimin, “Për miratimin e Strategjisë për edukimin zgjedhorë të shtetasve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015.”

– Projektvendimin, “Për miratimin e Strategjisë së trajnimit të komisioneve zgjedhore të niveleve të dyta dhe të treta, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015.”

Gjithashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi shtyrjen e miratimit të projektvendimeve për në mbledhjen e ardhshme, në datën 27.01.2015 në orën 15.00;

– Projektvendimin, “Për miratimin e procedurave për mbledhjen, administrimin dhe publikimin e informacionit ditën e votimit në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore 2015.

– Projektvendimin, “Për miratimin e modelit të kodeve të sigurisë, që do të përdoren në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015.

– Projektvendimin, “Për miratimin e modeleve të dokumentacinit të punës të KZAZ-ve, që do të përdoren në zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore, të datës 21.06.2015.”