Njoftim për fituesit e konkursit, për 2 (dy) pozicionet e punës, Specialist Jurist

Në zbatim të Ligjit nr. 152/2013, datë 30.05.2013 ”Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreut IV-“Pranimit në shërbimin civil”, Neni 22, pika 5 dhe si dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.3.2015 ”Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu IV, pika 12 “Konkurrimi”, Komiteti i Përhershëm i Pranimit, në përfundim të procedurës së testimit me shkrim dhe intervistës së strukturur me gojë, për konkursin për 2(dy) pozicionet e punës, Specialist jurist, në Drejtorinë Juridike shpalli fitues kandidatët,

znj.Ina Horanlliu
znj.Jona Dedej

Drejtoria e Burimeve Njerëzore