• pdf
  • Shtyp
  • Email

Tiranë, më 23.04.2013

Njoftim për shtyp

cec_23042013

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe vendosi me 4 vota pro: 
- Rrëzimin e kërkesës së  Komitetit Nismëtar,  i cili do të organizonte punën për paraqitjen e zotit Sazan Guri si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në Zonën Zgjedhore Tiranë, për zgjedhjet për Kuvendin të datës 23.06.2013”.
- Miratimin e projektvendimit, “Për miratimin e modeleve të dokumentacionit të punës së KQV-së, për zgjedhjet për Kuvendin të datës 23.06.2013”.
- Miratimin e projektvendimit, “ Për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Republikane për caktimin e Partisë Republikane si parti që ka të drejtë të paraqes propozime për anëtar të KZAZ-ve, KQV–ve në rang vendi dhe të marrë pjesë në shortin për propozimin e anëtarit të GNV-ve”. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të pranojë pjesërisht, kërkesën e Partisë Republikane.
- Miratimin e projektvendimit, “Për miratimin e Manualit të KZAZ-ve, për zgjedhjet për Kuvend, datë 23 Qershor 2013”. Manuali është konceptuar për t’u ardhur në ndihmë anëtarëve të KZAZ-ve në veprimtarinë e tyre për administrimin e procesit zgjedhor. Manuali përmban edhe një plan veprimesh, me afate kohore për të gjithë procesin zgjedhor, më qëllim që të orientojë KZAZ-në, në punën e saj. 
- Miratimin e projektvendimit, “Për lirimin dhe emërimin e disa anëtarëve dhe sekretarëve të KZAZ-ve, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 23 qershor 2013”.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjithashtu shqyrtoi;
- “Raportet e ndërmjetëm të auditëve teknicien për verifikimin e veprimeve në bazën e të dhënave të RKGJC-së dhe proçesin e hartimit të listave”. 
Dy auditët teknicienë, Genti Malko dhe Dashamir Çali, raportuan para Komisionit Qendor të Zgjedhjeve lidhur me verifikimet e bëra në bazën e të dhënave të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile. Raporti i auditëve Dashamir Çali dhe Genti Malko i referohen periudhës deri në 3 mars - 3 prill të vitit 2013.  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t’i përcjellë Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, gjetjet dhe rekomandimet përkatëse të dy auditëve, lidhur me problematikën e hasur gjatë punës së tyre për verifikimin e proçesit të hartimit të listave të zgjedhësve.

 

KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE

 

rez1-1

SPOTE

FACEBBOOK1   TWITER1   YOUTUBE1

KONTAKT