Kryetari i KQZ-së, Klement Zguri pret në takim delegacionin e nivelit të lartë të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës.

 

Kryetari i KQZ-së, z. Klement Zguri priti sot në takim delegacionin e nivelit të lartë të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës  me Presidenten e Dhomës së Autoriteteve Lokale dhe të Rajoneve znj. Gunn Marit Helgesen, Sekretarin e Përgjithshëm z. Andreas Kiefer dhe znj. Renate Zikmund, Kryetare e Departamentit të Aktiviteteve.

Delegacioni po zhvillon një mision fakt-mbledhës në Shqipëri dhe në fokus të takimit ishin zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës, 30 qershori 2019.

Kreu i KQZ-së falënderoi për zhvillimin e këtij misioni dhe e njohu delegacionin me veprimtarinë  e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për organizimin dhe administrimin e procesit të zgjedhjeve të datës, 30 qershor 2019.

Zoti Zguri vlerësoi se të gjithë aktorët dhe faktorët politikë në vendin tonë duhet të bashkëpunojnë për të arritur standardet e kërkuara për integrimin europian të Shqipërisë.