Bazuar në nenin 22, pika 2, e Kodit Zgjedhor, nenin 12 të Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, Kërkojmë marrjen e masave për njoftimin e mbledhjes të KQZ-së, thirrur më datë 27.06.2019, Ora 18:00, me rend dite:

  1. “Për miratimin e gazetarëve të Klan Kosova, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.
  2. “Për lirimin dhe emërimin e disa anëtarve dhe sekretarëve të KZAZ-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
  3. “Për shqyrtimin e propozimit për ndryshimin e vendit të numërimit të votave të ZAZ-së nr.2 dhe ZAZ-së nr.3, Qarku Shkodër, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
  4. “Për dhënie autorizimi për ndryshimin e vendndodhjes së disa QV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

 

Materialet e mbledhjes ju vihen në dispozicion nga sekretaria e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe mund t’i gjeni në faqen e KQZ-së në internet www.cec.org.al në rubrikën e Njoftimeve.