Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme shqyrtoi projektvendimet:

  1. “Për miratimin e gazetarëve të Klan Kosova, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të miratojë kërkesën e televizionit Klan Kosova, për akreditimin e 4 gazetarëve, për vëzhgimin e procesit zgjedhor të datës 30 qershor 2019.
  2. “Për lirimin dhe emërimin e disa anëtarve dhe sekretarëve të KZAZ-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
  3. “Për shqyrtimin e propozimit për ndryshimin e vendit të numërimit të votave të ZAZ-së nr.2 dhe ZAZ-së nr.3, Qarku Shkodër, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
  4. “Për dhënie autorizimi për ndryshimin e vendndodhjes së disa QV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.