Bazuar në nenin 22, pika 2, e Kodit Zgjedhor, nenin 12 të Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, Kërkojmë marrjen e masave për njoftimin e mbledhjes të KQZ-së, thirrur më datë 22.07.2019, Ora 18:00, me rend dite:

  1. Për shpërndarjen e mandateve, për Këshillin e Bashkisë Tiranë, Qarku Tiranë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.
  2. Për shpërndarjen e mandateve, për Këshillin e Bashkisë Berat, Qarku Berat, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.
  3. Për shpërndarjen e mandateve, për Këshillin e Bashkisë Shijak, Qarku Durrës, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.
  4. Për shpërndarjen e mandateve, për Këshillin e Bashkisë Selenicë, Qarku Vlorë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.
  5. Për shpërndarjen e mandateve, për Këshillin e Bashkisë Kurbin, Qarku Lezhë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.

Materialet e mbledhjes ju vihen në dispozicion nga sekretaria e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe mund t’i gjeni në faqen e KQZ-së në internet www.cec.org.al në rubrikën e Njoftimeve.