Bazuar në nenin 22, pika 2, e Kodit Zgjedhor, nenin 12 të Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, Kërkojmë marrjen e masave për njoftimin e mbledhjes të KQZ-së, thirrur më datë 11.07.2019, Ora 17:00, me rend dite:
- Shqyrtimi i kërkesës ankimore nr.58 paraqitur nga subjekti zgjedhor partia “Kombëtare Konservatore Albania”.
- Shqyrtimi i kërkesës ankimore nr.59 paraqitur nga subjekti zgjedhor partia “Aleanca Demokratike e Shqipërisë”.
- “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë Shkodër, Qarku Shkodër, në zgjedhjet vendore të datës 30 qershor 2019”.
- “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e Këshillit të Bashkisë Shkodër, Qarku Shkodër, në zgjedhjet vendore të datës 30 qershor 2019”.
- “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Qarku Tiranë, në zgjedhjet vendore të datës 30 qershor 2019”.
- “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e Këshillit të Bashkisë Tiranë, Qarku Tiranë, në zgjedhjet vendore të datës 30 qershor 2019”.
Materialet e mbledhjes ju vihen në dispozicion nga sekretaria e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe mund t’i gjeni në faqen e KQZ-së në internet www.cec.org.al në rubrikën e Njoftimeve.