Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi projektendimin:
- “Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumemërore për këshillat bashkiak, në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
KQZ vendosi njoftimin e këshillave bashkiak për vazhdimin e procedurave për dhënien e mandatit kandidatëve të listave shumemërore, për plotësimin e vendeve vakant në këshillat bashkiak, si më poshtë:
- Qarku Berat, Bashkia Skrapar, znj. Xhuli Hysi
- Qarku Kukës, Bashkia Has, znj. Iris Mazreku
- Qarku Gjirokastër, Bashkia Tepelenë, z. Ilir Selimi
- Qarku Gjirokastër, Bashkia Tepelenë, znj. Kleanthi Laçi
- Qarku Korçë, Bashkia Devoll, z. Aldo Shpuza
- Qarku Kukës, Bashkia Has, z. Jetmir Paça
- Qarku Vlorë, Bashkia Sarandë, znj. Lisjona Duka
- Qarku Kukës, Bashkia Tropojë, znj. Kosovare Zelaj
- Qarku Tiranë, Bashkia Kamëz, z. Alfred Sallaku
- Qarku Korçë, Bashkia Devoll, znj. Etleva Osmanllari
- Qarku Elbasan, Bashkia Gramsh, z. Gazmir Paja
- Qarku Gjirokastër, Bashkia Tepelenë, znj. Luiza Sula
- Qarku Dibër, Bashkia Bulqizë, z. Brunild Sinani
- Qarku Dibër, Bashkia Mat, z. Bledar Demiri
- Qarku Korçë, Bashkia Devoll, z. Ervis Begolli