Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi projektvendimet:
- “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë Vlorë, Qarku Vlorë, në zgjedhjet vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të miratojë Tabelën Përmbledhëse të Rezultatit për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë Vlorë, Qarku Vlorë dhe të shpallë fitues për Kryetar të Bashkisë Vlorë, z. Dritan Leli, propozuar nga “Aleanca për Shqipërinë Europiane”.
- “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e Këshillit të Bashkisë Vlorë, Qarku Vlorë, në zgjedhjet vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të miratojë Tabelën Përmbledhëse të Rezultatit për zgjedhjen e Këshillit të Bashkisë Vlorë, Qarku Vlorë.
- “Për hedhjen e shortit për shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.45, të depozituar nga subjekti Bindja Demokratike“. KQZ hodhi shortin për kërkesën ankimore dhe do të relatohet ditën e Martë, dt. 09.07.2019.
KQZ vendosi që relatimi i kërkesave ankimore nr.17 deri tek kerkesa ankimore nr.57 përveç kërkesave nr.33 dhe nr.38 të depozituar nga subjekti Bindja Demokratike, do të relatohen në mbledhjen e ditës së Martë, dt. 09.07.2019, në orën 10:00.