Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shqyrtoi projektvendimet:

  1. Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë Kamëz, Qarku Tiranë, në zgjedhjet vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të miratojë Tabelën Përmbledhëse të Rezultatit për zgjedhjen e Kyetarit të Bashkisë Kamëz, Qarku Tiranë dhe të shpallë fitues për Kryetarin e Bashkisë Kamëz, z. Rakip Suli, të propozuar nga “Aleanca për Shqipërinë Europiane”.
  2. “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e Këshillit të Bashkisë Kamëz, Qarku Tiranë, në zgjedhjet vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të miratojë Tabelën Përmbledhëse të Rezultatit për zgjedhjen e Këshillit të Bashkisë Kamëz, Qarku Tiranë.
  3. “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë Korçë, Qarku Korçë, në zgjedhjet vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të miratojë Tabelën Përmbledhëse të Rezultatit për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë Korçë, Qarku Korçë dhe të shpallë fitues për Kryetarin e Bashkisë Korçë, z. Sotiraq Filo, propozuar nga “Aleanca për Shqipërinë Europiane”.
  4. “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e Këshillit të Bashkisë Korçë, Qarku Korçë, në zgjedhjet vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të miratojë Tabelën Përmbledhëse të Rezultatit për zgjedhjen e Këshillit të Bashkisë Korçë, Qarku Korçë.
  5. “Hedhja e Shortit per Shyrtimin e kerkesave ankimore nr.17 deri tek kerkesa ankimore nr. 57 të depozituar nga subjekti Bindja Demokratike“. KQZ pas hedhjes së shortit dhe relatimit të kërkesave ankimore, me 4 vota pro dhe 1 kundër vendosi, kthimin për plotësim të kërkesave ankimore; nr. 17, nr.18, nr.19, nr.20, nr.21, nr.22, nr.23, nr.24, nr.25, nr.26, nr.27, nr.28, nr.29, nr.30, nr.31, nr.32, nr.34, nr.35, nr.36, nr.37, nr.38, nr.39, nr.40, nr.41, nr.42, nr.43, nr.44, nr.46, nr.47, nr.48, nr.49, nr.50, nr.51, nr.52, nr.53, nr.54, nr.55, nr.56, nr.57, të depozituar nga subjekti Binda Demokratike.