Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi:

– Projekt-vendimin, “Për shqyrtimin e raportit të fundit të Bordit të Monitorimit të Medias nga data 22.05.2015 deri më datë 19.06.2015, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”. KQZ vendosi masë administrative (gjobë) 3.5 milionë lekë për operatorin Skampa TV, për prishjen e balancës kohore mes subjekteve PS e PD, dhe prishjen e heshtjes zgjedhore në datën 20 Qershor, duke transmetuar reklama politike.
– Projekt-vendimin, “Për lirimin dhe emërimin e disa anëtarëve të disa KZAZ-ve dhe sekretarit të KZAZ-së nr. 27, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21.06.2015”.
– Projekt-vendimin, “Për urdhërimin e kzaz-së nr. 1, Qarku Shkodër, për të filluar procesin të numërimit të votave, për organet e qeverisjes vendore, të datës 21.06.2015”. KQZ vendosi të urdhërojë KZAZ-së nr. 1, Qarku Shkodër, të fillojë në orën 19:30 numërimin e votave dhe të vazhdojë në mënyrë të pandërprerë deri në nxjerrjen e rezultatit.
– Projekt-vendimin, “Për urdhërimin e KZAZ-së nr. 26, Qarku Tiranë, për të filluar procesin të numërimit të votave, për organet e qeverisjes vendore, të datës 21.06.2015”. KQZ vendosi të urdhërojë KZAZ-së nr. 26, Qarku Tiranë, të fillojë në orën 20:30 numërimin e votave dhe të vazhdojë në mënyrë të pandërprerë deri në nxjerrjen e rezultatit dhe detyrimin për të mos hapur asnjë kuti të materialeve zgjedhore.