Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi projektvendimet:
- “Për miratimin e listës emërore të shtetasve të cilët mund të emërohen kryesisht anëtarë të KQV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
- “Për lirimin dhe emërimin e sekretarit të KZAZ-së nr.43, anëtarit të KZAZ-së nr.43, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
- “Për dhënie autorizimi për ndryshimin e vendndodhjeve të disa QV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.