Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shqyrtoi projektvendimet:
- “Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të “Shoqatës për Kulturë Demokratike” për vëzhgimin e zgjedhjeve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të miratojë kërkesën e Shoqatës për Kulturë Demokratike për akreditimin e 22 vëzhguesve afatgjatë për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore.
- “Për lirimin dhe emërimin kryesisht të anëtares së KZAZ nr.15, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
- “Për lirimin dhe emërimin kryesisht të tre anëtarve të KZAZ nr.08, nje anëtari të KZAZ nr.54, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
- “Për dhënie autorizimi për ndryshimin e vendndodhjes së disa QV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
- “Për dhënie autorizimi për ndryshimin e vendndodhjes së disa QV-ve në Bashkin Kamëz, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.