Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi projektvendimet:
- “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Shkodër, z. Arvit Bushati, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”.
KQZ vendosi të shpallë moszgjedhshmërinë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, të kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Shkodër, z. Arvit Bushati.
- “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Korçë, z. Kristiano Koçibelli, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”.
KQZ vendosi të shpallë moszgjedhshmërinë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, të kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Korçë, z. Kristiano Koçibelli.
- “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Vlorë, z. Lorenc Danaj, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”.
KQZ vendosi të shpallë moszgjedhshmërinë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, të kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Vlorë, z. Lorenc Danaj.
- “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Durrës, z. Shkëlqim Fortuzi, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”.
KQZ vendosi të shpallë moszgjedhshmërinë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, të kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Durrës, z. Shkëlqim Fortuzi.
- “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Lezhë, z. Luigj Gjergji, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”.
KQZ vendosi të shpallë moszgjedhshmërinë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, të kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Lezhë, z. Luigj Gjergji.
- “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Lezhë, z. Klajti Reçi, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”.
KQZ vendosi të shpallë moszgjedhshmërinë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, të kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Lezhë, z. Klajti Reçi.
- “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Intergrim, Qarku Korçë, znj. Brunilda Paskali, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”.
KQZ vendosi të shpallë moszgjedhshmërinë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, të kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Tiranë, znj. Brunilda Paskali.
- “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Intergrim, Qarku Elbasan, znj. Edlira Çekrezi, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”.
KQZ vendosi të shpallë moszgjedhshmërinë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, të kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Tiranë, znj. Edlira Çekrezi.
- “Për regjistrimin si subjekt zgjedhor, ”Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë’’ për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
KQZ vendosi të regjistrojë “Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë”, me kryetar z. Arian Galdini, si subjekt zgjedhor për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.
- “Për regjistrimin si subjekt zgjedhor, ”Partia Socialdemokrate e Shqipërisë’’ për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
KQZ vendosi të regjistrojë “Partia Socialdemokrate e Shqipërisë”, me kryetar z. Skënder Gjinushi, si subjekt zgjedhor për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.
- “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Korçë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë”.
KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Korçë z. Arlind Çaçani.
- “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Dibër, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë”.
KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Dibër z. Halil Jakimi.
- “Për miratimin e listës emërore të shtetasve të cilët mund të emërohen kryesisht nga KQZ për plotësimin e vakancës në KZAZ”.
KQZ vendosi të miratojë listën emërore të shtetasve të cilët mund të emërohen kryesisht nga KQZ për plotësim të vakancës në KZAZ.
- “Për emërimin kryesisht të anëtarëve dhe sekretarëve të KZAZ-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019”.
KQZ vendosi të emërojë kryesisht në detyrën e anëtarit dhe sekretarit të KZAZ-së për plotësim të vakancave të KZAZ-ve, shtetasit sipas rezultatit të shortit të hedhur në mbledhje.
- “Për ngritjen e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019”.
KQZ vendosi ngritjen e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019. Mbledhja e parë e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor, do të zhvillohet ditën e enjte dhe ditën e premte, datë 11 dhe 12 Prill 2019, ora 10.00 në Selitë e KZAZ-ve.