Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi projektvendimet:

  1. “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Shkodër, z. Arvit Bushati, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”.

KQZ vendosi të shpallë moszgjedhshmërinë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, të kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Shkodër, z. Arvit Bushati.

  1. “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Korçë, z. Kristiano Koçibelli, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”.

KQZ vendosi të shpallë moszgjedhshmërinë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, të kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Korçë, z. Kristiano Koçibelli.

  1. “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Vlorë, z. Lorenc Danaj, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”.

KQZ vendosi të shpallë moszgjedhshmërinë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, të kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Vlorë, z. Lorenc Danaj.

  1. “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Durrës, z. Shkëlqim Fortuzi, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”.

KQZ vendosi të shpallë moszgjedhshmërinë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, të kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Durrës, z. Shkëlqim Fortuzi.

  1. “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Lezhë, z. Luigj Gjergji, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”.

KQZ vendosi të shpallë moszgjedhshmërinë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, të kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Lezhë, z. Luigj Gjergji.

  1. “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Lezhë, z. Klajti Reçi, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”.

KQZ vendosi të shpallë moszgjedhshmërinë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, të kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Lezhë, z. Klajti Reçi.

  1. “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Intergrim, Qarku Korçë, znj. Brunilda Paskali, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”.

KQZ vendosi të shpallë moszgjedhshmërinë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, të kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Tiranë, znj. Brunilda Paskali.

  1. “Për shpalljen e moszgjedhshmërisë të kandidatit të rradhës në listën shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Intergrim, Qarku Elbasan, znj. Edlira Çekrezi, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të deputetit”.

KQZ vendosi të shpallë moszgjedhshmërinë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, të kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Tiranë, znj. Edlira Çekrezi.

  1. “Për regjistrimin si subjekt zgjedhor, ”Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë’’ për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

KQZ vendosi të regjistrojë “Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë”, me kryetar z. Arian Galdini, si subjekt zgjedhor për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.

  1. “Për regjistrimin si subjekt zgjedhor, ”Partia Socialdemokrate e Shqipërisë’’ për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

KQZ vendosi të regjistrojë “Partia Socialdemokrate e Shqipërisë”, me kryetar z. Skënder Gjinushi, si subjekt zgjedhor për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.

  1. “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Korçë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë”.

KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Korçë z. Arlind Çaçani.

  1. “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Dibër, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë”.

KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Dibër z. Halil Jakimi.

  1. “Për miratimin e listës emërore të shtetasve të cilët mund të emërohen kryesisht nga KQZ për plotësimin e vakancës në KZAZ”.

KQZ vendosi të miratojë listën emërore të shtetasve të cilët mund të emërohen kryesisht nga KQZ për plotësim të vakancës në KZAZ.

  1. “Për emërimin kryesisht të anëtarëve dhe sekretarëve të KZAZ-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019”.

KQZ vendosi të emërojë kryesisht në detyrën e anëtarit dhe sekretarit të KZAZ-së për plotësim të vakancave të KZAZ-ve, shtetasit sipas rezultatit të shortit të hedhur në mbledhje.

  1. “Për ngritjen e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor, për  zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019”.

KQZ vendosi ngritjen e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019. Mbledhja e parë e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor, do të zhvillohet ditën e enjte dhe ditën e premte, datë 11 dhe 12 Prill 2019, ora 10.00 në Selitë e KZAZ-ve.