Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi projektvendimet:
- “Për emërimin e anëtarëve dhe sekretarëve të KZAZ-ve për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30.06.2019, të propozuar nga Partia Socialiste e Shqipërisë”.
KQZ vendosi të emërojë anëtarët dhe sekretarët e KZAZ-ve të propozuar nga Partia Socialiste e Shqipërisë.
- “Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatit nga lista shumemërore për këshillin bashkiak Fier, në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. KQZ vendosi njoftimin e Këshillit Bashkiak Fier, për vazhdimin e procedurave, për dhënien e mandatit kandidates të listës shumemërore të subjektit politik Partia Lëvizja Socialiste për Intregrim, znj. Marsjola Irfan Begaj, për plotësimin e vendit vakant në këshillin bashkiak.