Për zj. Adelina Ago Kaloti
Adresa: Kavajë
E nderuar Zj. Kaloti,
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, ditën e mërkurë, më datë 25.11.2020, ora 10:00, zhvillon seancën dëgjimore, “Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për Funksionarin Publik zj. Adelina Ago Kaloti, me funksion Këshilltare në Këshillin e Bashkisë Kavajë, Qarku Tiranë, në zbatim të ligjit nr. 138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
Bazuar në nenin 47 dhe 87 të ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative”, ju keni të drejtën të paraqiteni vetë ose me mbrojtës ligjor për të dhënë shpjegimet tuaja, ditën e mërkurë, më datë 25.11.2020, në adresë Rr.Ibrahim Rugova, nr.4, Tiranë.
Faleminderit për bashkëpunimin,
SEKRETAR I PËRGJITHSHËM
Ylli MERKAJ