Njoftim për vend pune

Pranim në shërbimin civil

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu IV, neni 22, “Pranimi në shërbimin civil” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.3.2015 ”Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu II “Pranimi në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive”, Kreu IV “Konkurrimi”, njoftojmë se në Administratën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka një vend të lirë pune, për nëpunës civil të kategorisë ekzekutive IV-A (ish III-b), në pozicionin “Specialist (inspektor) në Drejtorinë e Komisioneve Zgjedhore, Trajnimit dhe Edukimit të Zgjedhësve”.

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të ligjit nr.152/2013, i ndryshuar.

a) Konkurimi do të bazohet në:
– Njohuritë për Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë;
– Ligjin nr.10019, datë 28.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë;
– Ligjin nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar;
– Ligjin nr.9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike;
– Kodin e Proçedurave Administrative;
– Ligjin nr.8503, datë 30.06.1999, “Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare”;
– Rregulloren e Brendshme të KQZ-së;

b) Konkursi do të kalojë në këto faza:

Faza e parë,

1. Verifikimi i kandidatëve që plotësojnë kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta, brenda 10 ditë kalendarike nga përfundimi i afatit të dorëzimit të dokumentacionit.

Faza e dytë,

1. Vlerësimi i jetëshkrimit të kandidatëve, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën;
2. Vlerësimi me shkrim;
3. Intervista e strukturuar me gojë

c) Konkurimi do të bëhet për 1 (një) vend të lirë pune.

ç) Kërkesat e përgjithshme për këtë vend pune janë;
– Të jetë shtetas shqiptar.
– Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
– Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.
– Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
– Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje, që nuk është shuar sipas këtij ligji.
– Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas këtij ligji.

d) Përshkrimi i përgjithshëm i punës:
1. Jep hollësi në dinamikë mbi bazë të mbikqyrjes, kontrollit, inspektimit në terren për procesin e ngritjes, organizimit dhe funksionimit të komisioneve të zonave të administrimit zgjedhor;
2. Administrimi i informacionit të saktë dhe të dokumentuar dhe hartimi i bazës së të dhënave, për KZAZ-të, vendndodhjen e tyre, adresën e zyrës, numrin e telefonit, faksit, adresa e-mail dhe numra telefoni të anëtarëve), dokumentacionit për anëtarësinë e tyre, propozimet për lirim/emërimet e anëtarëve dhe vendimarrja e KQZ-së lidhur me to.
3. Kontrolli i respektimit të afateve ligjore nga KZAZ në realizimin e vendimmarrjes sipas fushës së kompetencave të tyre. Paraqitja e raporteve periodike për këtë proces (me shkrim).
4. Sigurimi i informacionit të saktë dhe të dokumentuar për administrimin e procesit zgjedhor në nivel të dytë dhe administrimi në rrugë elektronike i kopjeve të akteve të KZAZ me të cilat disponohen emërimet e komisionerëve të nivelit të tretë, menjëherë pas miratimit në rrugë elektronike. Krijimi i bazës së të dhënave për burimet njerëzore që emërohen në këto struktura (KQV).
5. Dërgimi në KZAZ, menjëherë pas miratimit të tyre, të vendimeve dhe udhëzimet e KQZ-së;
6. Jep asistencë për KZAZ-në për interpretim/qartësim të kuadrit nënligjor rregullator;
7. Jep hollësi për përgatitjen dhe hartimin e projektakte, apo ndryshime në aktet ekzistuese, sipas fushës së detyrave të drejtorisë;
8. Administron në KQZ dokumentacionin e kandidimit të paraqitur në KZAAZ nga subjektet zgjedhore në zgjedhjet vendore;
9. Përgatit dhe shpërndan dokumentacionin e punës për KZAZ-të;
10. Verifikimi i ambienteve dhe paraqitja e raporteve me shkrim për ambientet private të propozuara nga Kryetari i njësive të Qeverisjes Vendore për caktimin e QV, për të cilat KQZ të jep autorizimin;
11. Kontrollon dhe koordinon punën me inspektorët Rajonalë. Administron raportet e Inspektorëve Rajonalë pas përmbylljes së procesit dhe përgatit mbi bazën e tyre raportet për tipologjitë e problematikave të evidentuara, klasifikuar sipas llojit dhe kohës.
12. Kontribuon në koordinimin e punës mes KQZ-KZAZ-Zyrave Rajonalë Zgjedhore, për realizimin me sukses të trajnimit të komisionerëve zgjedhorë të nivelit të dytë e të tretë.

dh) Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë;
1. Arsimi: Master Profesional, në shkencat shoqërore, prioritet fakulteti Juridik.
2. Përvoja: Avantazh, eksperiencë në punë jo më pak se 1 vit në nivel ekzekutiv.
3. Të ketë njohuri të gjera të legjislacionit, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike e analitike, njohuri shumë të mira të procedurave administrative, aftësi për të identifikuar dhe qartësuar çështje e për të dhënë mendime alternative të mbështetura në përvojën profesionale, aftësi për të vlerësuar zgjidhje dhe për të parashikuar pasojat nga përzgjedhja e tyre, aftësi për të punuar në ekip, transparencë në punë, aftësi për të punuar nën presion, me orar të zgjatur edhe jashtë vendbanimit.
4. Të njohë gjuhën angleze.

e) Kandidatët duhet të dërgojnë me postë ose dorazi në një zarf të mbyllur, në zyrën e Protokollit të KQZ-së, këto dokumenta:
– Letër motivimi për aplikim në vendin vakant.
– Një kopje të jetëshkrimit.
– Një numër kontakti dhe adresen e plotë të vendbanimit.
– Fotokopje e diplomës, në se aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj
duhet ta ketë të njësuar pranë Ministrisë së Arsimit.
– Fotokopje e listës së notave, në se ka një diplomë dhe listë notash të ndryshme me
vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas
sistemit shqiptar.
– Fotokopje librezës së punës e plotësuar.
– Vërtetim i gjëndjes gjyqësore.
– Çertifikata ose dëshmi të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme.
– Fotokopje të kartës së identitetit.

ë) Pranimi i dokumentave do të bëhet deri në datën 24.08.2015.

f) Në datën 03.09.2015, do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të KQZ-së, dhe në stendën e informimit të publikut.
Ankesat nga kandidatët që nuk janë kualifikuar paraqesin ankesë me shkrim pranë Njësisë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

g) Konkurimi-testimi me shkrim do të bëhet në datën 18.09.2015, në mjediset e KQZ-së, në orën 10-00.

gj) Kandidatët do të vlerësohen nga Komiteti i Përhershëm i Pranimit, i ngritur pranë institucionit të KQZ-së. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht:
– vlerësimi i jetëshkrimit – 15 pikë,
– intervista e strukturuar me gojë – 25 pikë,
– testimi me shkrim – 60 pikë.
– Nëse kandidati grumbullon më shumë se gjysmën e pikëve (mbi 30 pikë) nga vlerësimi me shkrim,
ai kualifikohet për intervistën e strukturuar me gojë dhe vlerësimin e jetëshkrimit.

h) Lista e fituesve me mbi 70 pikë (mbi 70% të pikëve) do të shpallet në datën 21.09.2015.

i) Njoftimi do të bëhet në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të KQZ-së dhe në stendën e informimit të publikut, në datën 21.09.2015.

Për sqarime, mund të kontaktoni me numrin telefonik 0692893889, ose në adresën: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Pallati i Kongreseve, Bulevardi “Dëshmoret e Kombit”, Tiranë.

Për më shumë informacion për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe veprimtarinë e tij mund të vizitoni edhe faqen tonë në internet: www.cec.org.al