1. PROCEDURA E PRANIMIT NË KATEGORINË E NIVELIT TË LARTË DREJTUES.

Në zbatim të nenit 32 të ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, të Kreut VIII të Vendimit nr.118, datë 05.03.2014 Këshillit të Ministrave “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe të anëtarëve të TND-së” i ndryshuar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, njofton se:

Në Administratën e KQZ-së ka 1(një) vend të lirë pune në pozicionin, Drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Aministrimit të Zgjedhjeve. Kategoria e pagës II-a.

AFATI   I   FUNDIT   PËR DORËZIMIN E DOKUMENTAVE ËSHTË DATA 05.01.2021

Me vendimin nr 2193 prot., datë 04.12.2020 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve procedura e plotësimit të vendit të lirë për pozicionin Drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Aministrimit të Zgjedhjeve është i hapur edhe për kandidatë të tjerë nga jashtë shërbimit civil që plotësojnë kushtet dhe kërkesat specifike për pranim në këtë kategori.

Përshkrimi i përgjithshëm i punës (detyrat kryesore) për këtë pozicion:

  1. Mbikëqyr përgatitjen e projekt-akteve sipas fushës së veprimtarisë dhe ia paraqet ato Komisionerit/ Sekretarit të Përgjithshëm të KQZ-së për miratim në Komisionin Rregullator;
  2. Mbikëqyr punën e komisioneve zgjedhore të të gjitha niveleve, për administrimin e procesit zgjedhor në njësitë zgjedhore përkatëse,dhe mban të informuar Sekretarin e përgjithshëm dhe Komisionerin Shtëteror të Zgjedhjeve.
  3. Përgjegjës për përgatitjen dhe shpërndarjen e materialeve zgjedhore për komisionet zgjedhore, në afatet që përcakton Kodi Zgjedhor dhe aktet e KQZ-së;
  4. Mbikëqyr realizimin e projekteve dhe programeve trajnuese për komisionerët zgjedhorë; programin e trajnimit të trajnuesve; përgatitjen e infrastrukturës logjistike të nevojshme për zhvillimin e programeve trajnuese; zhvillimin në mënyrë profesionale të programeve trajnuese me komisionerët zgjedhorë, si dhe monitoron mbarëvajtjen e tyre;
  5. Mbikëqyr, procedurat e nevojshme për caktimin e llojit të materialeve zgjedhore si: kuti votimi, vula, fletë votimi, kancelari, etj, ndjek planin e prodhimit dhe magazinimit të materialeve zgjedhore;
  6. Ndjek përgatitjen për miratim, modelet e dokumentacionit për administrimin e materialeve zgjedhore;
  7. Përgjegjës për administrimin dhe përpunimin e të dhënave për procesin zgjedhor duke përfshirë: rezultatet e zgjedhjeve në të gjitha niveleve; të dhënat për QV-të, zgjedhësit, zonat zgjedhore, ZAZ-të, njesitë vendore; subjektet zgjedhore dhe listat shumemërore të tyre; kandidatët për kryetarë të njësive të qeverisjes vendore; të dhëna për KQV-të, KZAZ-të dhe GN-të; zhvillimin dhe përditësimin e hartave zgjedhore;  informacionet që përfshihen në buletinin e zgjedhjeve.
  8. Mbikëqyr; projektaktet për miratimin e modeleve të dokumentacionit për rezultatet e zgjedhjeve në QV, njësi zgjedhore dhe në rang vendi, caktimit të numrit të mandateve për çdo zonë zgjedhore, zonave të administrimit zgjedhor, modelit të fletës së votimit, sasisë së fletëve të votimit,strukturës së buletinit zgjedhor,rezultateve të zonave të administrimit zgjedhor, të zonave zgjedhore dhe rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.
  9. Mbikëqyr, llogaritjen shpërndarjen e mandateve për deputet për zonat zgjedhore dhe shpërndarjen e mandateve për këshilltarë për njësitë e qeverisjes vendore.
  10. Mbikëqyr procesin për përgatitjen e kushteve dhe zbatimin e masave që mundësojnë votimin nga jashtë vendit në zgjedhjet për Kuvendin, për zgjedhësit që kanë vendbanimin e përhershëm jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
  11. Propozon dhe mbikqyr hartimin e strategjisë dhe programe edukimi ,informimi dhe ndergjegjesimin e zgjedhesve.
  12. Ndjek përgatitjen e projektakteve për regjistrimin e vëzhguesve të Organizatave joqeveritare të huaja dhe atyre shqiptare;
  13. Mbikëqyr programe bashkëpunimi në fushën e zgjedhjeve dhe ndjek zbatimin e tyre; çështjet e organizimit për shërbimet zyrtare jashtë shtetit të përfaqësuesve të KQZ; organizimin e pritjes, akomodimit dhe përcjelljes së delegacioneve apo ekspertëve të huaj, që vijnë në Shqipëri me ftesë apo në kuadrin e bashkëpunimit me KQZ;
  14. Kryen herë pas here detyra të tjera që i ngarkohen nga eprorët.

Kërkesat e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil:

a) të jetë shtetas shqiptar;

b) të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

c) të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;

ç) të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;

d) të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;

dh) ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas këtij ligji;

Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:

a) të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori (kategoria e pages II-a,

ose të një kategorie më të ulët (kategoria II-b, nivel i mesëm drejtues);

b) të mos ketë masë disiplinore në fuqi (të vërtetuar me një dokument nga

    institucioni);

c) të ketë, të paktën, vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;

Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë;

  1. Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor”, në shkencat Juridike.
  2. Të disponojë dëshmi/certifikatë dhe të flasë e të shkruajë një gjuhë të BE, avantazh anglisht.
  3. Njohuri shumë të mira të procedurave administrative, profesionale. Aftësi për të përcaktuar objektiva, vendosur prioritete dhe respektuar afate. Aftësi për të   planifikuar, rishikuar dhe koordinuar punën e stafit nën varësi. Aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi, aftësi analitike dhe fleksibilitet në pranimin e metodave dhe procedurave të reja.

Për kandidatët nëpunës civil, të nivelit të mesëm drejtues:

  • Të kenë 3 (tre) vjet eksperiencë pune, si nëpunës civil në nivelin e mesëm

drejtues ose në pozicione të barazvlefshme.

Për kandidatët nëpunës civil, nivelit  të lartë drejtues:

  • Të kenë 2 (dy) vjet eksperiencë pune, si nëpunës civil në nivelin e lartë drejtues

ose në pozicione të barazvlefshme.

Për kandidatët, nga jashtë shërbimit civil:

 

  • Për kandidatë të tjerë nga jashtë shërbimit civil të kenë 10 (dhjetë) vjet përvojë

pune në profesion si jurist.

 

Kandidatët do të vlerësohen për njohuritë e tyre në këto fusha:

  • Njohuri mbi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë;
  • Njohuri mbi ligjin nr.10019, datë 28.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së

Shqipërisë: i ndryshuar;

  • Njohuri mbi ligjin nr.44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës

së Shqipërisë”;

  • Njohuri mbi ligjin nr.119/2014, “Për të drejtën e informimit”;
  • Njohuri mbi ligjin nr. 90/2012, “Për administrimin dhe funksionimin e

administratës shtetërore”

  • Njohuri mbi ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil ”i ndryshuar ;
  • Njohuri mbi ligjin nr.913, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në

administratën publike”.

Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi në një zarf të mbyllur, në zyrën e Protokollit të  KQZ-së, dokumentet e dosjes së tij personale:

Letër motivimi për aplikim në vendin vakant;

-Një kopje të jetëshkrimit (C.V);

-Fotokopje e diplomës nëse aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj,

atëhere ai duhet ta ketë të njehësuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin;

-Fotokopje e listës së notave nëse ka një diplomë dhe listë notash, të ndryshme me   vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të   konvertuar atë sipas sistemit shqiptar;

Një fotokopje e librezës së punës e plotësuar;

-Vërtetim i gjendjes gjyqësore;

-Çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme;

-Fotokopje e letërnjoftimit;

-Aktin e deklarimit të statusit të nëpunësit civil të nivelit të mesëm drejtues;

-Formularin e vlerësimit të punës për periudhën Janar – Qershor për vitin 2020;

Vërtetim nga punëdhënësi i fundit, që aplikanti nuk ka masë disiplinore në fuqi.

 

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumentave të cituara më sipër, do të bëhet duke dorëzuar me postë ose fizikisht në mjediset e Komisionit Qendrot të Zgjedhjeve brenda datës 05.01.2021.

Në datën 14.01.2021 brenda 10 (dhjetë) ditëve nga data e afatit të fundit të dorëzimit të dokumentacionit do të shpallet lista e aplikuesve që plotësojnë kriteret specifike për t’iu nënshtruar konkursit, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të KQZ-së dhe në stendën e informimit të publikut.

Kandidatët e skualifikuar do të njoftohen individualisht nga njesia përgjegjëse për shkaqet e moskualifikimit, në të njëjtën ditë me shpalljen e listës së verifikimit paraprak.

Kandidatët e pakualifikuar paraqesin ankesat me shkrim pranë njesisë përgjegjëse, brenda 5 ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 2 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

TESTIMI ME SHKRIM DHE INTERVISTA E STRUKTURUAR ME GOJË DO TË ZHVILLOHET  NË  KQZ NË DATËN   05.02.2021   ORA 10-00

Kandidatët do të vlerësohen  nga  Komiteti i Përhershëm i Pranimit

Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht:

Vlerësimin e jetëshkrimit të kandidatëve, që përfshin në vlerësimin e arsimit,ekperiencës dhe trajnimeve të lidhura me fushën, sidhe vlerësimet e arritjeve vjetore, 10 pikë;

Testim me shkrim, 40 pikë;

Intervistën e strukturuar me gojë, 50 pikë.

Pas zhvillimit të testimit me shkrim kandidatët do të njoftohen individualisht nëpërmjet njësisë përgjegjëse në lidhje me datën dhe orën e zhvillimit të intervistës së strukturuar me gojë.

KKP-ja shpall listën e kandidatëve fitues të renditur me mbi 70 pikë dhe renditjen e tyre duke filluar nga ai me më shumë pikë.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk janë shpallur fitues do të njoftohen nga njësia përgjegjese.

Vendimi merret jo më vonë se 48 (dyzet e tetë) orë nga përfundimi i  procedures së konkurrimit.

Lista e fituesve e përbërë nga kandidatët që kanë grumbulluar mbi 70 pikë, të renditur duke filluar nga ai me më shumë pikë dhe brenda numrit të pozicioneve për të cilat konkurrohet, do të shpallet në faqen e internetit www.cec.gov.al, dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”.

Ankesat nga kandidatët për rezultatin e pikëve, paraqiten me shkrim në KPP, brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

Për sqarime të mëtejshme, mund të kontaktoni në adresën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Rruga“Ibrahim Rugova”, Nr.4, Tiranë si dhe të konsultoni faqen zyrtare në internet www.cec.gov.al