Komisioni Rregullator, ditën e premte, më datë 11.12.2020, ora 17:30, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite:
Shqyrtimi i projekt-vendimit:
- Seancë dëgjimore me Drejtorin e Përgjithshëm të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile.
- Shqyrtimi dhe miratimi i projektaktit “Për caktimin e numrit të mandateve për çdo zonë zgjedhore per zgjedhjet për Kuvend të datës 25 Prill 2021”.
Për shkak të situatës së pandemisë, mbledhja do të zhvillohet on-line nëpërmjet platformës Zoom.
Materialet e mbledhjes ju vihen në dispozicion nga sekretaria e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe mund t’i gjeni në faqen e KQZ-së në internet www.cec.org.al në rubrikën e Njoftimeve.
KRYETARE E KOMISIONIT RREGULLATOR
Ilirjana NANO