Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi projekrvendimet:

1. “Për shqyrtimin e raportit përfundimtar të Bordit të Monitorimit të Medias për pasqyrimin e fushatës zgjedhore, për zgjedhjet për Kuvendin 2017”.
2. “Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumemërore për Këshillat Bashkiak në zbatim të ligjit  nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.  KQZ vendosi njoftimin e këshillit bashkiak për vazhdimin e procedurave për dhënien e mandatit kandidatëve të listave shumemërore, për plotësimin e vendeve vakantë në këshillin bashkiakë për kandidatët: Qarku Shkodër, Bashkia Malësi e Madhe, z. Ylli Jukaj dhe Flora Popaj (Bracaj).