Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e ditës së sotme, shqyrtoi dhe miratoi projektvendimet:

 

  1. “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër të OSBE/ODIHR, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të miratojë kërkesën e OSBE/ODIHR, për akreditimin e 150 vëzhguesve afatshkurtër për vëzhgimin e procesit zgjedhor të datës 3 qershor 2019.
  2. “Për lirimin dhe emërimin e anëtarëve të KZAZ- ve nr. 14, 42, 43, 47, 56, 89 dhe sekretarëve të emëruar kryesisht të KZAZ-ve nr. 24, 36, 54, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
  3. “Për miratimin e listës emërore të shtetasve të cilët mund të emërohen kryesisht anëtarë të KQV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
  4. “Për dhënie autorizimi për ndryshimin e vendndodhjes të disa QV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
  5. “Për miratimin e gazetarëve dhe operatorëve të televizionit Vizion Plus, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të miratojë kërkesën e televizionit Vizion Plus, për akreditimin e 72 gazetarëve dhe operatorëve, për vëzhgimin e procesit zgjedhor të datës 30 qeroshor 2019.
  6. “Për miratimin e gazetarëve dhe operatorëve të televizionit Report TV, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të miratojë kërkesën e e televizionit Report TV, për akreditimin e 57 gazetarëve dhe operatorëve, për vazhgimin e procesit zgjedhor të datës 30 qershor 2019.
  7. “Për miratimin e përfaqësuesve të agjensisë së lajmeve “ Anadolu Agency”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të miratojë kërkesën e Agjensisë së lajmeve “Anadolu Agency”, për akreditimin e dy gazetarëve për vëzhgimin e procesit zgjedhor të datës 30 qershor 2019.
  8. “Për një shtesë në vendimin 647 të datës 24.05.2019, për miratimin e vëzhguesve afatgjatë nga KRIIK, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të miratojë kërkesën e KRIIK Albania për akreditimin e 114 vëzhguesve afatgjatë për vëzhgimin e procesit zgjedhor të datës 30 qershor 2019.
  9. “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër të Komisionit Shtetëror të zgjedhjeve të Republikës të Maqedonisë së Veriut, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të miratojë kërkesën e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për akreditimin e 3 vëzhguesve afatshkurtër, për vëzhgimin e procesit zgjedhor të datës 30 qershor 2019.
  10. “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër dhe përkthyesve të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të miratojë kërkesën e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, për akreditimin e 19 vëhguesve afatshkurtër dhe 8 përkthyesve, për vëzhgimin e procesit zgjedhor të datës 30 qershor 2019.
  11. “Për shqyrtimin e kërkesës të Qendrës për Zhvillim dhe Mbrojtjen e Medias së Re, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të miratojë kërkesën e Qendrës për Zhvillim dhe Mbrojtjen e Medias së Re, për akreditimin e 10 vëzhguesve afatgjatë, për vëzhgimin e procesit zgjedhor të datës 30 qershor 2019.
  12. “Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumemërore për Këshillat Bashkiak, në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. KQZ vendosi njoftimin e këshillave bashkiakë për vazhdimin e procedurave për dhënien e mandatit, kandidatëve të listave shumemërore për plotësimin e vendeve vacant në këshillat bashkia;
  • Qarku Vlorë, Bashkia Sarandë, z. Ndërtim Llanaj
  • Qarku Elbasan, Bashkia Librazhd, znj. Hajrie Muzhaqi
  1. “Për shqyrtimin e propozimit për ndryshimin e Vendit të Numërimit të Votave të ZAZ-së nr. 85 dhe ZAZ-së nr. 87, Qarku Vlorë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019”.