Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme, vendosi rrëzimin e:
– Kërkesës së një grupi nismëtarësh për fillimin e procedurave, per zhvillimin e një referendumi në Bashkinë Tiranë për çështjen “A jeni dakord që në territorin e Parkut Rinia të Bashkisë së Tiranës, të ndërtohet një parkim nëntokësor”?
– Kërkesës së një grupi nismëtarësh për fillimin e procedurave, për zhvillimin e një referendumi në Bashkinë Tiranë për çështjen “A jeni dakord që brenda Parkut të Liqenit në Bashkinë e Tiranës, në dy anët e Korpusit të Universitetit Politeknik, të ndërtohen objekte, qofshin këto edhe social-kulturore, universitare apo administrative”?
– Kërkesës së një grupi nismëtarësh për fillimin e procedurave, për zhvillimin e një referendumi në Bashkinë Tiranë për çështjen “A jeni që të ndërtohet kënd lojrash duke betonizuar zemrën e Parkut të Liqenit në Bashkinë e Tiranës”?