Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi projektvendimet:
1. “Për regjistrimin si subjekt zgjedhor të partisë “Partia Socialiste”, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Kavajë, qarku Tiranë, të datës 25.06.2017”.
KQZ vendosi regjistrimin e Partisë Socialiste të Shqipërisë.
2. “Për miratimin e “Udhëzuesit Praktik për detyrat e anëtarëve të KQV-së, për zgjedhjet për Kuvendin, të datës 25.06.2017”.
3. “Për miratimin e përmbajtjes së materialeve audiovizive që do të përdoren për edukimin zgjedhor të shtetasve për zgjedhjet për Kuvendin, të datës 25.06.2017”.
4. “Për disa ndryshime në vendimin nr. 47, datë 24.02.2017 “Për miratimin e manualit të Trajnimit të komisionit të Zonës së Administrimit Zgjedhor, për zgjedhjet për Kuvendin, të datës 18.06.2017”.
5. Për disa ndryshime në vendimin nr. 164, datë 19.04.2017, “Për miratimin e Manualit dhe Fletorës së Punës së Komisionit të Qendrës së Votimit, për zgjedhjet për Kuvendin, të datës 25.06.2017”.
6. Për miratimin e listave shumemёrore të partive të regjistruara, për zgjedhjet për Kuvendin, të datës 25 qershor 2017”.
KQZ vendosi të miratojë listën shumemërorë të paraqitura nga:
– Partia Republikane.
– Partia Bashkimi Demokristian Shqiptar.
7. “Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e z. Dragua Ceka, si kandidat i mbështetur nga zgjedhësit për zonën zgjedhore qarku Tiranë”.
KQZ vendosi rrëzimin e Kërkesës.
8. “Për regjistrimin si subjekt zgjedhor të Partisë Popullore Kristian Demokrate të Shqipërisë, për zgjedhjet për Kuvendin, të datës 25.06.2017”.
KQZ vendosi regjistrimin e Partisë Popullore Kristiandemokrate të Shqipërisë.
9. “Për miratimin e Përmbajtjes së Fletës së Votimit, për kandidatët për Kryetar të Bashkisë Kavajë, për zgejdhjet e pjesshme të datës 25.06.2017”.
KQZ hodhi shortin dhe miratoi rezultatin e tij, sipas të cilit i pari në fletën e votimit do të renditet kandidati i propozuar nga Partia Socialiste e Shqipërisë, i dyti do të renditet kandidati i propozuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim dhe i treti do të renditet kandidati i propozuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë.
10. “Për shqyrtimin e kërkesës së subjektit, Partia Demokratike për ndryshimin e emrit dhe siglës së subjektit Aleanca Popullore për Drejtësi, për zgjedhjet për Kuvendin, të datës 25.06.2017”.
KQZ vendosi rrëzimin e kërkesës.
11. “Për shqyrtimin e listave shumemërore të subjektit zgjedhor, Partia Demokratike, për zgjedhjet për Kuvendin, të datës 25.06.2017”.
KQZ vendosi kthimin për plotësim brenda 24 orëve, të listës shumemërore të Partisë Demokratike.